Shkrumbohet banesa në Elbasan, nuk raportohen të lënduar

Një banesë është përfshirë nga flakë mbrëmjen e sotme në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-Kombinatit metalurgjik.

Zjarrfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të mbajtur flakët nën kontroll. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.

Ende nuk dihet shkaku i rënies së zjarrit në këtë banesë, por dyshimet paraprake lidhen me një defekt në sistemin elektrik të shtëpisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *