Në solidaritet me Turqinë/ Kosova në ditë zie kombëtare, ndërtesa e qeverisë ndriçohet me flamurin turk

Të gjitha vendet janë solidarizuar me Turqinë dhe Sirinë duke ndihmuar në çdo mënyrë personat që janë nën rrënoja apo ata që kanë mbetur të pastrehë. Ekipet e shpëtimit po bëjnë të pamundurën për të shpëtuar njerëzit nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë dhe Sirinë mëngjesin e së hënës.

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është ndriçuar mbrëmjen e sotme me flamurin e Turqisë. Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Qeveria ka shkruar se dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore dhe mbështet familjet e viktimave.

“Dita e sotme në Kosovë është ditë zie shtetërore. Në nder të viktimave të tërmetit shkatërrues, ndërtesa e Qeverisë sonte u ndriçua me flamurin e Turqisë. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe i qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit turk”, thuhet në njoftim.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *