Bashkëshorti i Rezarta Shkurtës, Ermal Hoxha ditën e sotme feston ditëlindjen.
Këngëtarja i ka bërë atij një urim mjaft emocionues.
Ajo ka zgjedhur fjalët më të ndjera për të uruar personin e zemrës dhe nuk ka ngurruar që dashurinë që ndjen për të, ta shprehë para gjithë ndjekësve të saj.
“Gëzuar ditëlindjen dashuri! Zoti më ka dashur shumë që të solli në jetën time. Të dua në çmenduri, përgjithmonë”, ka shkruar ajo krah videos.
Prej kohësh Rezarta ka treguar gjithashtu se e ka bërë Ermalin të futet në kurse kërcimi së bashku me të, për të shijuar më shumë romancitetin dhe momentet pranë njëti-tjetrit.
Rikujtojmë se fryt i dashurisë së dy personazheve të njohur është një vogëlushe e quajtur Hera.
/Priza.al/