Presidenti i Serbisë Alekasandar Vuçiq, ka thënë se nuk ka kuptim vazhdimi i dialogut me Kosovën pa formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.
Këto deklarime ai i bëri pas takimit me ambasadorët e QUINT-it në OSBE dhe me ambasadorët e këtyre vendeve në Beograd.
Vuçiq dhe diplomatët diskutuan edhe për situatën e sigurisë në Evropë.
Sipas komunikatës nga presidenca serbe thuhet se u diskutua edhe për rrugën e integrimit të Serbisë në BE