Kryeministri, Edi Rama ka pritur ditën e sotme një grup fëmijësh në ambientet e godinës së kryeministrisë.
Rama ka kaluar kohë me fëmijët, ndërsa prezencën e tyre e cilëson si “Delegacioni më i bukur që më kanë parë sytë”.
Në foto e publikuara në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, Rama ka shoqëruar fëmijët duke u bërë një shëtitje në ambientet e kryeministrisë, madje ata janë ulur edhe në karriget e ministrave.