“Do ujë?”/ Përgjigjia e papritur e 5-vjeçares që u shpëtua pas 72 orësh

5-vjeçarja Hazal u nxorr nga rrënjat e Hatay 72 orë në që pas rënies së tërmetit në Turqi.

Të lumtur pasi nxorrën vogëlushen Hazal nga rrënojat, ekipi i shpëtimit e pyeti nëse donte ujë dhe Hazal u përgjigj duke thënë se: “Jo, nuk jam ekzaminuar akoma”.

Kjo përgjigje e papritur i bëri të buzëqeshë ekipin e shpëtimit.

5-vjeçarja u shpëtua së bashku me nënën e saj Betül Güner. Teksa trajtohej Hazal, që dukej në gjendje të mirë shëndetësore, komunikonte e qetë me ekipin dhe i përgjigjej pyetjeve të tyre.

Një baba dhe vajza e tij u gjetën gjithashtu në të njëjtat rrënoja. 4 personat që u plagosën nga rrënojat u trajtuan në spitale.

Orët në vijim janë kritike për të mbijetuarit, pasi veç dëmtimeve të marra, mungesës së ajrit dhe ushqimit, po përballen edhe me të ftohtin e acartë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *