Pasi u largua detyra e tij si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Hantin është emëruar drejtor i AlbControl.
Hantin Bonati ishte emëruar në këtë detyrë në tetor të vitit 2017.
Karriera e Hantin Bonati:
Hantin Bonati u lind më 26 qershor 1980 në qytetin e Tiranës, ai është i martuar me znj. Irida Bonati, me të cilën ka një djalë Danielin, dhe një vajzë Haidin.
Bonati është i diplomuar në fushën e Administrim Biznesit në vitin 2003 në Universitetin e Tiranës. Ai ka kryer studime pasuniversitare në fushën e Administrim Biznesit, sikurse dhe mban titullin Master në Administrim Biznesi (2009) nga Universiteti i Tiranës.
Bonati gëzon një përvojë të gjatë në administratën publike, ku për periudhën 2004 – 2011 ka shërbyer pranë pushtetit vendor (Bashkisë së Tiranës), në funksione të ndryshme drejtuese.
Pas një periudhe 2-vjeçare në sektorin privat në pozicionin e konsulentit për bizneset, rikthehet të kontribuojë në administratën publike në pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gjendjes Civile, në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nga korriku 2014, deri në tetor 2017, ai ka mbajtur pozicionin e Sekretarit Kombëtar të Ujit, duke drejtuar institucionin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Ujit. Së fundmi, në tetor 2017, është emëruar në pozicionin e Zëvendësministrit në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Ai ka kryer një sërë kursesh profesionale dhe trajnime, brenda dhe jashtë vendit, për çështje të ndryshme kryesisht në kontekstin e mirëqeverisjes në nivelin qendror dhe vendor, sikurse dhe aspekteve të mirëadministrimit në përgjithësi.
Bonati ka dhënë kontributin e tij në fushën akademike që prej vitit 2010 si asistent pedagog në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe që prej vitit 2014 si asistent pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë, Universiteti Politeknik i Tiranës. Ai është njohës i gjuhës angleze dhe italiane
Gjithashtu është ndërruar edhe drejtori i KESH post të cilin e mbante Benet Beci, i zgjedhur deputet. Në vend të tij tashmë do jetë kreu i ARRSH-së Ergys Verdho. Evis Berberi do të jetë kreu i ri i ARRSH-së.
/Priza.al/