Ish-presidenti rus Medvedev: Rusia duhet të rrisë prodhimin e tankeve

Ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev, tha gjatë një vizite që pati në një fabrikë tankesh se Moska do të rrisë prodhimin e tankeve – si përgjigje ndaj furnizimit të Ukrainës me armë nga shtetet perëndimore.

“Siç e dimë, kundërshtari ynë [Ukraina] ka lutur vendet perëndimore për aeroplanë, raketa, tanke. Si duhet të përgjigjemi? Është e qartë se në këtë rast, është e natyrshme, të rrisim prodhimin e armatimeve të ndryshme, duke përfshirë tanke moderne”, tha ai.

Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere. Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë.

Tanku Leopard 2 konsiderohet si një nga më të mirët në vendet perëndimore dhe rreth 20 vende aktualisht përdorin këtë tank. Ukraina ka kërkuar 300 tanke të tilla dhe thotë se Perëndimi deri më tani ka premtuar se do t’ia dërgojë të paktën 120.

Rusia – që ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022 – ka më shumë tanke sesa Ukraina, por modelet që Moska ka janë shumë inferiore krahasuar me tanket perëndimore.

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pranë Presidentit të Këshillit Evropian Charles Michel me liderët e tjerë evropianë për një foto të përbashkët gjatë samitit të BE-së në Bruksel, 9 shkurt 2023. Ukraina ka bërë thirrje për armatim edhe më të avancuar, duke përfshirë avionë luftarakë dhe raketa me rreze më të gjatë./REL

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *