Franca ka premtuar ditën e sotme se do të japë 12 milionë euro (12.92 milionë dollarë) për sirianët e prekur nga tërmeti shkatërrues që goditi Sirinë dhe Turqinë të hënën, sipas një deklarate të Ministrisë së Jashtme. Ndihma do të kanalizohet përmes Kombeve të Bashkuara dhe organizatave joqeveritare.
Mështetja financiare do të përfshijë 5 milionë euro për Kombet e Bashkuara dhe 5 milionë euro të tjera për organizatat joqeveritare franceze dhe ndërkombëtare “që punojnë në përgjigjet emergjente në sektorët e shëndetësisë, strehimit, ujit, higjienës dhe kanalizimeve”. 2 milionë eurot e mbetura do të përdoren për ndihmë ushqimore.
Një autokolonë ndihmash e Kombeve të Bashkuara kaloi nga Turqia në Sirinë veriperëndimore të enjten për herë të parë që nga goditja e tërmetit. Sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare, kolona përbëhej nga gjashtë kamionë që transportonin sende strehimi dhe artikuj jo-ushqimor (NFI)
Shumë vende perëndimore kanë refuzuar t’i dërgojnë ndihmë drejtpërdrejt regjimit sirian, i cili është nën sanksione .