Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se qeveria e kryeministrit Edi Rama ka projektuar të shembë 90 mijë banesa. Ai shtoi se qeveria shqiptare shemb shkollat me arsyetimin e pasojave të tërmetit, edhe pse ato nuk kanë asnjë plasaritje.Sipas Berishës, Rama i bën këto për të ndërtuar shkolla të reja me çmime që variojnë nga 3-6 milion euro.
“Një nga projektet e tyre është të shemben 90 mijë banesa. Siç e keni parë, këta çdo ditë shembin shkolla. Ndërtojnë shkolla me 6 milion euro. Standarti është i përllogaritur që nga gozhda. Ky ndërton shkolla me 3 milion, arrijnë edhe në 5 milion. Shembin shkolla pa asnjë plasaritje nga tërmeti.
Rikthyen turnet në Tiranë, kurse në Kamëz rikthyen turnet e treta. I verboi grabitja e plaçkitja dhe pasurimi. Të shndërrohemi në popull protestues për të shpëtuar Shqipërinë, për t’i dalë zot vendit. Është mision jetik. Duhet ta shpëtojmë vendin” – është shprehur Berisha.