Një megaoperacion ka përfunduar me arrestimin e një trafikanti të madh droge, që akuzohet rreth 450 vrasje në Ekuador. Mediat vendase bënë me dije se qeveria dhe policia raportuan arrestimin në Pasto, Kolumbi të Emilio Farfán, me nofkën “Gato Farfán” ose “Jerry”, të cilin e identifikuan si “trafikantin më të madh të drogës në Ekuador” për sasinë e drogës së dërguar në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.
Vëllai dhe ata që administronin pasuritë e tij të paluajtshme banonin në shtëpinë luksoze në Imbabura dhe në Guayas Samborondón, ku u kap një shtetas shqiptar, 37-vjeçari Artur Rrapaj nga Fieri dhe u konfiskuan 319,000 dollarë, si dhe telefona satelitorë dhe pajisje GPS.
Në Imbabura është bastisur gjithashtu një kështjellë me dyer të blinduara ku janë gjetur katër kasaforta me 90.000 dollarë.
Juan Zapata, në një konferencë për shtyp, pohoi se i arrestuari ishte një nga trafikantët më të kërkuar të drogës në nivel ndërkombëtar dhe “objektivi i vlerës dhe rëndësisë më të lartë për shtetin ekuadorian”, pasi ai ishte drejtuesi i kartelit të vetëquajtur Nueva Generación në Ekuador.
La detención de “Gato Farfán”, narcotraficante requerido en EE.UU., se dio tras 18 meses de trabajo profesional de @PoliciaEcuador.
Agradecemos la cooperación de @PoliciaColombia y de la agencia antidrogas de #EEUU. Así como el reconocimiento a nuestra unidad #ULCO. pic.twitter.com/BrChA4RNhq
— GraS. César Augusto Zapata Correa (@CmdtPoliciaEc) February 9, 2023