Historia e një foshnje që lindi nën rrënojat e tërmeti dhe u shptëtua në veri-perëndim të Sirisë preku shumë njerëz në të gjithë botën. Vajza, e cila është quajtur Aya (që në arabisht do të thotë mrekulli), ishte ende e lidhur me nënën e saj me kordonin e kërthizës.
Fatkeqësisht ajo humbi jo vetëm nënën e saj, por babain dhe të katër vëllezërit e motrat. Një i afërm i largët e çoi te një pediatër në qytetin e Afrinit. Ajo është ende në spital në një gjendje të qëndrueshme dhe tani mijëra njerëz kanë ofruar ta adoptojnë vogëlushen.
Menaxheri i spitalit, Khalid Attiah ka marrë gjithashtu dhjetëra telefonata nga e gjithë bota me oferta për t’u kujdesur për të. Por Dr. Attiah, e cila ka një vajzë katër muaj më të madhe se Aya, tha: “Unë nuk do të lejoj askënd ta birësojë atë tani. Derisa të vijë familja e saj e largët, unë po e trajtoj atë si një nga të miat.”