Portreti i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova është e vendosur në hollin e Parlamentit Evropian. Imazhi i politikanit shqiptar mori sërish vëmendje sot kur presidentja e PE-së, Roberta Metsola priti presidentin e Ukrainës Zelensky.
Volodymyr Zelensky ndodhej sot në Parlamentin Europian, ku ripërsëriti kërkesën që BE-ja të vazhdojë të mbështesë Ukrainën në përballjen me pushtimin rus, ndërsa nuk ka nguruar të shprehë mirënjohjen dhe falenderimet për ndihmën e ofruar deri tani nga vendet e bllokut.