Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajrore të qendrueshme.
Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës dhe gradualisht pas mesdite mot i kthjellët në të gjithë vendin.
Era do të fryjë me drejtim nga veri-verilindja me shpejtësi deri në 10m/s, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 2 ballë. Në fushën termike për ditën e sotme pritet të kemi rritje të temperaturave në të dyja vlerat.
Temperaturat parashikohen të jenë, në zonat malore -6 deri 9°C, në zonat e ulëta -4 deri 15°C dhe në zonat bregdetare -2 deri 16°C.