Bjordi flet pas daljes nga “BBV”’: Luizi ka luajtur me shtëpinë, publikun dhe produksionin

Pas eliminimit nga shtëpia e “Big Brother VIP”, për shkak të imunitetit që i fali Diolës duke dalë i rrezikuar në publik, Bjordi Mezini ishte i ftuar në emisionin “Wake Up” për të folur për lojën e tij, lojën e Luizit, lojën e të tjerëve dhe situatat në shtëpi.

Si e sheh Bjordi lojën e Luizit brenda “Big Brother”, duke qenë se tani me hyrjen e Bledi Manes kanë patur disa përplasje?

“Loja e Luizit është e bukur sepse nuk ka luajtur vetëm me shtëpinë, ka luajtur me publikun, produksionin. Ka krijuar një terren shumë të madh. Ai e ka marrë parasysh këtë. Teknika e tij do jetë bllok në fillim dhe do presi. Ai i priste sulmet e Bledi Manes”.

Si e ka pritur ai eleminimin e Efit dhe Amosit?

“Për Amosin u habita sepse nuk mendova se një gafë nga ana e tij do ndikonte kaq shumë në kaq pak kohë. E konsideroja një lojtar të fortë ashtu si Efin. Mendoja se ishte Diola më e rrezikuara. Kur i pashë ata të dy thashë se Amosi kishte akoma një shans”.

Si i ka parë Bjordi hyrjet e reja në shtëpi?

“Keisin dhe Tanin nuk i njihja. Tani mu duk shakator i lindur. Bledi më pëlqeu per fjalimin që mbajti në fillim. Nuk e prisja. Mu duk që nuk kishte një tendencë kaq agresive. Dy të parët janë në favor të Luizit. Keisi deklaroi një pëlqim për Kiarën, kështu që le të shohim”.

Një moment plot humor brenda në shtëpi ka qenë kur gjatë një bisede me Luizin ku ky i shprehte frikën se mos një ish i dashur i Kiarës hynte në shtëpi, Bjordi përmend Ylli Bakën…

“Nuk e mbaj mend ta kem thënë ashtu. Ka një fije dyshimi që mund të jetë montuar. Por duke e njohur veten, edhe mund ta kem thënë. Më bënte shumë për të qeshur vetja ime”.

Cili ka qenë momenti më i bukur brenda në shtëpi?

“Momenti më i bukur kur u përzgjodha për “The Voice”. (qesh) Nuk e di, nuk e kam menduar. Kam qenë shumë i zënë për të qenë edhe analist edhe banor”.

A ka ndryshuar formati i këtij reality show që nga koha ku ke qenë pjesë ti në fillim?

“Formati VIP ndryshon në thelb. Në kohën tonë nuk ishte vetëm statusi jo Vip, por nuk kishte një mjet social që të komunikonim me njerëzit. Ne e respektonim më shumë atë format sepse ishte e vetmja mënyrë për të komunikuar. Kurse tani ata e kanë mundësinë të flasin me njerëzit”.

Cila mendon se do të lërë shtëpinë nesër nga të nominuarat?

“Dea bëri një gjest kurajoz në këtë edicion. Besoj se fansat e Luizit do dënojnë Dean. Por është e paparshikueshme, nuk i dihet kurrë”.

Sa i përket jetës private, Bjordi u shpreh brenda shtëpisë se është single…

“E kam thënë jam single sepse jam vetëm aty brenda. Nuk isha gati për një lidhje. Fakti që jam apo jo i lidhur nuk do ndikojë në lojë”.

A ka ndonjë projekt të ri së shpejti?

“Po, do vazhdoj serialin tim “H.O.T.”. Fillojnë xhirimet në mars. Kam shumë punë, e kemi shtyrë goxha”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *