Nga super vila për rritjen e kanabisit te arrestimi i personit që dështoi të kryente atentatin, dalin pamjet nga megaoperacioni në Vlorë

Policia ka publikuar pamjet e vilës luksoze në Vlorë të kthyer në ‘shtëpi bari’ dhe momentit të arrestimit të Ledjon Zahaj. Uniformat blu raportojnë se ky i fundit dështoi të kryente një vrasje.

Siç shihet edhe nga pamjet, dy kate të vilës, i pari dhe i treti ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Nga kontrolli në të dyja katet e banesës luksoze, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Pronari i kësaj vile, 42 vjeçari Lorenc Xhaferri, është shpallur në kërkim nga policia, ndërsa kunati i tij Ledjon Zahaj, u arrestua në oborrin e vilës, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes së Dëfrim Pashajt.

Si u zbulua vila luksoze?

Policia nisi njëkohësisht në orën 11:00 të datës 09 shkurt 2023, operacion në lagjen “10 Korriku” dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë.

Në momentin që kanë shkuar pranë vilës së Lorenc Xhaferrit, në lagjen “10 Korriku”, agjentët operacionalë kanë konstatuar se në këtë banesë nuk kishte persona brenda.

Nisur nga dyshimet se brenda vilës kultivohej bimë narkotike, me anë të llambave, ambienti u mbajt në vëzhgim dhe nuk është ndërhyrë për momentin.

Rreth orës 16:00, agjentët operacionalë që mbanin nën vëzhgim vilën kanë konstatuar një shtetas që ka hyrë me vrap në vilë, i cili po ndiqej nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të “Shqiponjave”, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste një shtetas, me armë zjarri, rreth orës 15:45, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Në këto kushte është ndërhyrë nga të gjitha shërbimet operacionale dhe ato të rendit, duke arrestuar në flagrancë 38 vjeçarin Ledjon Zahajn, i cili hyri me vrap në vilë. Ai akuzohet si autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit D. P. Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të kësaj vile,Lorenc Xhaferri.

Gjithashtu, u ndaluan Edmond Begaj, 26 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE Vlorë dhe Gentjan Metushi , 44 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë.

Ndërkohë në operacionin në vilën e dytë në fshatin Kropishtë, në Selenicë, gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të shtetasit Dritan Koçiraj, u gjetën dhe u sekuestruan 87 llamba, 12 transformatorë të vegjël elektrikë, 6 ventilatorë elektrikë, 4 kondicionerë dhe materiale bimore të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në 45 vjeçarit Dritan Koçiraj, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, Përparim Koçiraj, 55 vjeç.

Po në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasve Niko Dhima, 39 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë dhe Florjan Çaushaj, 34 vjeç, me detyrë përgjegjës grupi i elektricistëve të OSHEE Vlorë.

Deklarata nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Drejtues Ermal Muçaj:

Në zbatim të planit të masave, të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, në terren të hapur dhe në ambiente të mbyllura, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, prej disa javësh, janë intensifikuar kontrollet në territorin e qarkut Vlorë.

Bazuar në informacionet e siguruara se në disa ambiente, në lagjen “10 Korriku”, në Vlorë, dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë, kultivoheshin bimë narkotike me anë të llambave, mëngjesin e datës 09.02.2023, strukturat hetimore dhe operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë organizuar dhe finalizuar megaoperacionin policor të koduar “Indoors”.

Operacioni nisi në orën 11:00 të datës 09.02.2023, në të njëtën kohë, në lagjen “10 Korriku” dhe në fshatin Kropishtë, në Selenicë.

Në momentin që shërbimet operacionale kanë shkuar pranë vilës së shtetetasit L. Xh., agjentët operacionalë kanë konstatuar se në këtë vilë nuk kishte persona brenda. Për këtë arsye, nisur nga dyshimet se brenda kësaj vile kultivoheshin bimë narkotike, me anë të llambave, ky ambient është mbajtur në vëzhgim dhe nuk është ndërhyrë për momentin.

Operacioni ka vijuar në fshatin Kropishtë, ku gjatë kontrollit në një ambient në pronësi të shtetasit D. K., u gjetën dhe u sekuestruan 87 llamba, 12 transformatorë të vegjël elektrikë, 6 ventilatorë elektrikë, 4 kondicionerë dhe materiale bimore të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D. K., 45 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi P. K., 55 vjeç.

Po në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasve N. Dh., 39 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë dhe F. Ç., 34 vjeç, me detyrë përgjegjës grupi i elektricistëve të OSHEE Vlorë.

Ndërkohë, rreth orës 16:00, agjentët operacionalë që mbanin nën vëzhgim vilën në pronësi të shtetasit L. Xh., kanë konstatuar një shtetas që ka hyrë me vrap në vilë, i cili po ndiqej nga punonjësit e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe të “Shqiponjave”, pasi dyshohej se kishte tentuar të vriste një shtetas, me armë zjarri, rreth orës 15:45, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Në këto kushte është ndërhyrë nga të gjitha shërbimet operacionale dhe ato të rendit, në vilën e shtetasit L. Xh., është bërë kapja në oborrin e kësaj vile dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit që hyri me vrap në vilë, konkretisht shtetasit L. Z., 38 vjeç, autor i tentativës së vrasjes me armë zjarri të shtetasit D. P.

Shërbimet operacionale, bazuar në planin operacional dhe informacionet e siguruara, kanë hapur me forcë vilën e shtetasit L. Xh., ku kanë konstatuar se kati i parë dhe kati i tretë i saj ishin përshtatur për kultivim të bimëve narkotike.

Nga kontrolli në të dyja katet e vilës, u gjetën dhe u sekuestruan 534 bimë narkotike të kultivuara në vazo, 11 kilogramë lëndë narkotike në formë boçeje, 5 ventilatorë, 4 aspiratorë, 3 kondicionerë, 100 reflektorë, 23 impiante ngrohëse, 69 llamba, 6 filtra ajri, 1 armë gjahu, 3 aparate celulare, 1 automjet dhe sende të tjera të që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Në vijim të veprimeve u bë shpallja në kërkim e pronarit të kësaj vile, shtetasit L. Xh., 42 vjeç.

Gjithashtu, u ndaluan shtetasit E. B., 26 vjeç, me detyrë elektricist i OSHEE Vlorë dhe G. M., 44 vjeç, me detyrë faturist i OSHEE Vlorë.

Nga veprimet e para hetimore rezultoi se shtetasi L. Z., i arrestuar në oborrin e vilës, i dyshuar si autor i tentativës së vrasjes së shtetasit D. P., është kunati i shtetasit L. Xh., pronarit të vilës në të cilën ishin përshtatur dy kate për kultvimin e bimëve narkotike me anë të llambave.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, po vijojnë veprimet e thelluara në kuadër të këtij operacioni, me qëllim sekuestrimin e çdo pasurie të përfituar nga këta shtetas si rezultat i veprimtarive kriminale në fushat e kultivimit dhe të trafikimit të lëndëve narkotike.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *