Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi sot se protesta e 11 shkurtit ka ngjallur interes në gjithë botën.
Gjatë fjalës së tij me gazetarët, Berisha i kërkoi sot dorëheqjen kryeministrit Edi Rama dhe tha se kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë watergate-it të shekullit të 21-të, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave.
“Protesta e ditës së nesërme, thirrja e saj ka një impakt të jashtëzakonshëm te qytetarëve shqiptarë dhe pritet me një interes të madh në mbarë botën. Kjo është protesta në gjithë memorien time që ka zgjuar interesin më të gjallë jo vetëm në Shqipëri, ku në të gjitha qytetet, fshatrat, rrugicat, kafenetë, nuk flitet veçse për këtë protestë, por interes të madh në mbarë botën, veçanërisht në SHBA dhe në vendet e Europës.
Kjo është një protestë me të cilën shqiptarët i përgjigjen flakë për flakë ëatergate-it të shekullit të 21-të, njërit prej skandaleve më të mëdha të kohërave, reagojnë për largimin e kryeministrit i cili për karrigen e tij nuk ngurroi të korruptojë dhe ta përdorë si vrasës me pagesë zbuluesin ndoshta më të rëndësishëm të planetit. përmasat e aferës e shumëfishojnë çdo ditë interesin për protestën e shqiptarëve, sikundër theksoj se Edi Rama është absolutisht i pashpresë, ai ka fshehur krimin para drejtësisë shqiptare dhe drejtësisë së SHBA-ve”, u shpreh Berisha.