Kiara shpreh hapur xhelozinë e saj për Keisin: Të lezeton kur të ngacmon?

Si çdo natë, Luizi Ejlli dhe Kiara Tito kanë qëndruar me njëri-tjetrin të shtrirë në një krevat duke biseduar. Teksa nuk mungojnë të qeshurat dhe puthjet, mes tyre nuk mungojnë as bisedat serioze.

Mbrëmë Kiara i ka thënë Luizit se e “acaron sjellja e tij me Keisin”. Madje ajo e pyeti këngëtarin nëse i lezeton kur ajo e ngacmon.  Luizi i dha fjalën se nuk do e bënte më një gjë të tillë, edhe pse është i bindur se Keisi ka hyrë me një qëllim në “Big Brother VIP2”.

Biseda mes tyre:

Kiara: Më acaron me Keisin. Ok, e zëmë se ajo ka ardhur të të provokojë. Të lezeton kur të ngacmon? Atëherë për ça e bën, pse e ngacmon, se ajo ndoshta nuk ka ardhur fare me atë qëllim

Luizi: Ok, po më duket mua. Për numra. Po më beso njëherë në jetë tënde, Krisht

Kiara: Kështu e mbyll ti, me më beso mua

Luizi: A të ka dalë ndonjëherë e kundërta në lojë flas? Jemi duke folur për lojë

Kiara: Jo, ok, kështu e lëmë

Më pas Kiara i thotë Luizit se i bën provokime dhe e vë në siklet. Këngëtari i jep fjalën që nuk do e bëjë më këtë gjë.

“Mos më mashtro kot. Vazhdo nëse të lezeton. Mos dil në konkluzione kot, se dy ditë ka që ka ardhur, edhe gjynah nëse i bie në qafë kot. Për numra ke edhe Nitën, por me Nitën nuk sillesh ashtu”, i tha moderatorja teksa Luizi thoshte vazhdimisht: “E lashë”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *