Partia Socialiste u ka bërë thirrje mediave audiovizive, atyre elektronike dhe portaleve online për mospublikimin e të dhënave personale nga aplikacioni “Aktiv1st”. Sipas kërkesës së bërë zyrtare aplikacioni cilësohet si një mjet komunikimi i cili mund të shkarkohet nga çdo individ.
Aplikacioni “Aktiv1st” ka shkaktuar shumë debate, pasi është cilësuar nga opozita si një mjet që përdoret nga zyrtarët e shtetit për të bërë fushatë për Partisë Socialiste.
Në kërkesë, PS-ja kërkon mospublikimin e këtyre informacioneve, pasi sipas tyre kjo është një vepër penale që cënon të drejtën e fshehtësisë së jetës private të individit. Gjithashtu bëhet me dije se mediat që do të vijojnë publikimet do të procedohen penalisht.