Dy shtetas shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohen se janë pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës. Nga operacioni u gjetën dhe u sekuestruan 122 kilogramë marijuanë, 17 kilogramë kokainë dhe mjete të tjera që përdoreshin për përpunimin e lëndëve narkotike. E gjithë lënda narkotike e gjetur në banesë dhe në një depo në pronësi të të arrestuarve kapte vlerën e 820 mijë eurove. Sipas mediave greke ajo vinte nga Shqipëria.
Policia sekuestroi edhe një armë zjarri pistoletë, 2 krehëra, 179 fishekë luftarakë, 3 celularë dhe 2 automjete.
Një nga shqiptarët e arrestuar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar edhe më parë për trafik droge. Ai e mbante lëndën narkotike në një lokal dhe shpeshherë e transferonte në banesën ku iu gjet. I arrestuari tjetër është kushëriri i 45-vjeçarit, i cili rezulton pa precedentë të mëparshëm penal.