24 vite burg dhe 260 mijë euro dëmshpërblim, ky është dënimi që gjykata i ka dhënë shtetasi italian Salvatore Tambe. Ai akuzohet se është i përfshirë në vrasjen dhe më pas murosjen e shqiptarit 42-vjeçar Astrit Lamaj.
Në vitin 2013 shqiptar rezultoi i zhdukur, por më pas u zbulua se ai ishte vrarë. Ndërsa eshtrat e tij u gjetën 6 vjet më vonë, të murosura në një rezidencë në Senago.
47-vjeçari italian do të duhet të shpërblejë dëmin ndaj familjarëve të viktimës, të cilëve gjyqtarët u kanë caktuar një shumë të përkohshme totale prej 260 mijë euro. Ai pretendon se është i pafajshëm, duke pretenduar se ai ishte në zyrën postare mëngjesin kur ndodhi vrasja.
Vrasja e shqiptarit u urdhërua nga ish e dashura e tij, Carmela Sciacchitano 64-vjeç, banuese në Xhenova, për t’u hakmarrë me pretendimin se shqiptari ishte ndarë nga ajo.