Tërmeti në Siri/ OKB: S’kemi informacione të sakta nga qeveria për ndihmat që kemi dërguar

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka deklaruar se nuk ka marrë asnjë informacion nga qeveria e Sirisë mbi ndihmat që janë dërguar për personat e prekur nga tërmeti në zonat që janë të pushtuara nga rebelët.

Në një prononcim për CNN, kreu i Organizatës Ndërkombëtare të Emigrimit, Antonio Vitorino tha se ende nuk kanë asnjë përgjigje mbi vendin dhe orën se kur do të hyjnë ndihmat e dërguara nga OKB për të prekurit nga tërmeti.“Ne nuk diskriminojmë askënd” – tha ai.

Më herët ditën e sotme, qeveria e Sirisë tha se do të lejojë ndihmat të futen në territorin e “rebelëve” vetëm nëse sigurohet që materialet nuk do të lihen në dorën e terroristëve.

Dërgimi i ndihmave në zonën veriore të Sirisë për të prekurit nga tërmeti është e vështirë, kjo për shkak të një lufte civile mes forcave të opozitës dhe qeverisë së Sirisë, të udhëhequr nga Presidenti Bashar al-Assad, i cili akuzohet për vrasjen e qytetarëve të tij. OKB ka dërguar dy autokolona me materiale të ndryshme në ndihmë të qytetarëve të prekur. Ndihmat kanë hyrë nga e vetmja pikë kufitare nga Turqia që e lidh me rajonin verior të Sirisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *