Ndihmat për të prekurit nga tërmeti i rënë në Turqi, mëngjesin e të hënës, nuk kanaë muguar, si nga insitucione në të gjithë botën, ashtu edhe nga qytetarët e thjeshtë. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve të ndihmojnë popullin turk në këtë situatë të vështirë që ndodhen.
Në një postim në rrjetet sociale ai shkroi se të gjithë ata që duan të dhurojnë materialet e nevojshme për qytetarët në nevojë duhet të drejtohen te çadra e dhurimit e cila është vendosur pranë Bashkisë së Tiranës.