Autoriteti i Konkurencës nisi ditën e djeshme një hetim, lidhur me rritjen e planifikuar të çmimeve nga kompanitë e qumshtit. Këto të fundit vendosët të heqin dorë nga ky vendim dhe të sigurojnë se çmimet nuk do të rriten.
Në një deklaratë zyrtare, përfaqësuesi i shoqatës së fabirkave të qumshtit, shprehet se është vetëm një fabrikë ajo që ka vendosur të rrisë çmimet dhe për produktet me qumësht deleje dhe dhie, jo ato të lopës.
“Është vetëm një kompani, që është anëtare e shoqatës sonë, e cila ka lajmëruar për rritje të çmimeve, vetëm për produktet me qumësht dele dhe dhie. Edhe kjo kompani, e gjendur në një situatë shumë të vështirë të kostove të operimit, është ndikuar nga kostot e shtuara në grumbullimin dhe përpunimin e lendës së parë për qumështin e deles dhe dhisë. Ky është një treg i lirë dhe asnjë operator nuk ka mundësi të vendosi për çmimet,”– thuhet në deklaratë.
Rritja e çmimeve do të varionte nga 8% deri në 38 %, e cila do të rëndonte xhepat e konsumatorëve, sidomos në një vend si i yni ku bulmeti është i mjaft i përdorur.