Në mbrëmjen Kabare të zhvilluar mbrëmjen e sotme, Kiara e pranoi hapur duke thënë që në Big Brother ka gjetur dashurinë e jetës së saj. Kjo deklaratë e fortë bën që të konfirmohet edhe më fuqishëm lidhja mes Kiarës dhe këngëtarit që tashmë ka marrë tepër famë, Luiz Ejllit.
Luizi ka qenë i pari që ka shprehur pëlqimin ndaj Kiarës, që në fillim të spektaklit. Ndërsa Kiara ka qenë më e tërhequr fillimisht dhe i janë dashur kohë që të japë një “OK” për Luizin.
Dyshja dhanë edhe puthjen e parë në shtëpi, pasi në BBVIP2 u organizua një dasmë, ku ata ishin çifti. Puthja e tyre ishte një moment mjaft i ndjekur dhe i dëshiruar nga fansat e Luizit dhe Kiarës.
Luizi po përjeton kulmin e suksesit, teksa ka arritur të marrë zemrën e vajzës që dashuronte Kiarës dhe po ashtu është një lojtar, që ka fituar simpatinë e madhe të publikut shqiptar.