Pse u pendua dhe e fshiu bisedën private me Xhulin? Flet Getinjo

Juliana Nura dhe Vivien Thano prej ditësh janë përfshirë në debate të forta me njëra-tjetren. Ky debat ka marrë përmasa të mëdha duke përfshirë edhe reperin e njohur Getinjo.

Në mbrojtje të partneres së tij Vivien, reperi publikoi një audio-incizim të Xhulit në WhatsApp, e cila i kishte kërkuar që të takohej në një hotel në Prishtinë para se të hynte në “BBV”. Ndonëse ky postim u fshi menjëherë nga Getinjo, shumë shpejt audio u bë virale në rrjet.

Pas kësaj, nëpërmjet një video-je reperi ka zgjedhur të japë një shpjegim.

“Nuk kisha kohë të analizoja, u bëra nervoz edhe me Xhulin edhe me Vivin, e bëra një gjest, mu kujtua që i kam disa thirrje prej Xhulit dy ditë para se të hynim në BBVK, jam ngutur, nuk duhej që t’i publikoja, nuk e bëra që të merrej se Xhuli më ka ftuar jo me pa për me shku në një vend me bë diçka intime, por për të treguar që Xhuli ka dashur që të ketë lidhje me banorët përpara hyrjes që të bëjë një aleancë, mu duk që i ka ardhur inati pse e kam refuzuar, sa i përket debatit të Vivit është turp për të dyja që të përdorin lloje të tilla të fjalorit”, ka thënë ndër tjera Getinjo.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *