Një person me emrin James, disa ditë më parë publikoi një foto në Instagram ku dukej me Afrona Dikën, ish-partneren e këngëtarit të njohur Blero Muharremi. Ky imazh bëri xhiron e rrjetit me shpejtësi, duke u aluduar si i dashuri misterioz i modeles shqiptare.
Mirëpo kush është James? U zbulua se personi në fjalë është i huaj dhe është CEO i një kompanie të njohur. Ai është një nga dizajnerët më të mirë të enterierëve në Zvicër.
Bashkë me partnerin e tij të biznesit, ai ka ndër studiot më të njohura në Zvicër, shtetin ku aktualisht punon dhe jeton edhe Afrona Dika. James është drejtor i përgjithshëm i kompanisë dhe ka studiuar në shkollën e Artit dhe Dizajnit Industrial të Zurich. Për disa vite, ka punuar në Londër.
Pas publikimit të fotos, edhe Blero Muharremi ka diçka për të thënë. Këngëtari ka ndarë një shprehje ku thuhet: “Nuk mund ta bësh një “gold digger” shtëpiake”.
“Gold Digger” është term që përdoret kryesisht për vajzat që përfshihen në lidhje romantike me meshkuj të pasur me qëllimin e vetëm përfitimin financiar prej tyre, në para apo dhurata. Në këtë rast ky është epiteti me të cilin Blero i është referuar Afronës.