Në skenat dramatike të shfaqura drejtpërdrejt nga CNN Turk, Kamil Can u nxorr nga rrënojat me një buzëqeshje në fytyrë. Ai dukej se ishte në gjendje të mirë.
Ekipet e shpëtimit thanë se ishin nxitur të kërkonin vendndodhjen pasi dëgjuan zërin e tij që vinte nga poshtë rrënojave. Kamilin e çuan me barelë tek të afërmit që prisnin me lot gëzimi dhe puthje.