Protesta e opozitës, shefi i Organizimit në PD: Rama të dëgjojë zërin e qytetarëve, të japë dorëheqje

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu deklaroi se protesta e sotme do të jetë më e madhja e parë ndonjëherë në vendin tonë.

Balliu pohoi se Rama duhet të dëgjojë zërin e qytetarëve, të japë dorëheqje.

“Qytetarët shqiptarë duhet të jenë sot në protestë. Të gjithë janë kundër një njeriu, që ka vështirësuar ekonominë e vendit. Sot qytetarët do derdhen në shesh nga e gjithë Shqipëria. Qytetarët do thonë sot fjalën e fundit në mënyrën më demokratike, do japin mesazhet e tyre dhe do derdhen në shesh si asnjëherë tjetër. Edi Rama duhet t’ua dëgjoj fjalën. Të japë dorëheqje se është i kapur në krim”, tha ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *