Teksa pritet që protesta e opozitës të nisë në orën 12:00, mesa duket kryeministri Edi Rama është ai që nuk po e ‘vret’ mendjen.
Qytetarët po marshojnë drejt Kryeministrisë, ndërsa Rama është shfaqur duke punuar poça, duke shprehur kështu indiferencën dhe talljen e tij për skandalin Charles McGonigal nga ku ka marrë shkas protesta.
Edhe pse po bën sikur po punon, Rama nuk ka lënë pa dhënë një mesazh të koduar ku bashkangjitur ndan edhe një video:
“Ai momenti kur njëri thotë varja se u pre rruga dhe tjetri thot jo, sapo u hap një rrugë e re”, shkruan Rama në Facebook.
Kujtojmë se Kreu i PD, Sali Berisha ka thirrur sot protestë pas skandalit të kryeministrit Rama për çështjen Charles McGonigal. Protestuesit kanë filluar të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, ku shumë prej tyre kanë ardhur nga rrethet. Nga sheshi “Skënderbej”, ata do të marshojnë drejt Kryeministrisë ku në orën 12:00 nis zyrtarisht protesta.