“Burg Brother Vip”, të rinjtë me pankarta në duar nisen drejt Kryeministrisë

Me moton “Shqipërisë do t’i dalim zot” qytetarët e thirrur nga opozita për të protestuar kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së PS kanë filluar të mblidhen në pika të shumta të kryeqytetit për tu grumbulluar më pas në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit.”

Të rinjtë e Partisë Demokratike po e presin kryetarin e PD-së, Sali Berisha jashtë selisë blu.

Ajo që bie në sy është një parrullë të cilën e mbanin në duar disa të rinjë ku në të lexohet “Burg Brother Vip.”

Para Kryeministrisë është vendosur podiumi ku përfaqësuesit e opozitës do të mbajnë fjalimet e tyre. Dyert e kryeministrit janë të blinduara me veshje metalike, në pritje të protestuesve që janë nisur nga të gjitha rrethet.

Në sheshin “Nënë Tereza” do të mblidhen protestuesit që vijnë nga Jugu, te sheshi “Skënderbej” do të mblidhen qytetarët që vijnë nga Veriu.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *