Teka qytetarët kanë nisur protestën, këto janë disa nga pankartat që mbajnë në duar simpatizantët e Partisë Demokratike.
Qytetarët janë mbledhur nga të gjitha pikat kryesore dhe i janë afruar Bulevardit, teksa policia është bërë gardh para Kryeministrisë.
“Demokracisë i dalim Zot”, “Yje, gati për Burg Brother VIP” “Tigri Tigri po, pastruesja po bëri kërdinë”, “Pluralizmit i dalim Zot” janë disa prej pankartave që kishin zgjedhur demokratët për protestën e thirrur nga Sali Berisha.
Partia Demokratike, e mbështetur nga aleati i saj Partia e Lirisë ka thirrur shqiptarët sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ në orën 12:00 për të protestuar kundër qeverisë ‘Rama’. Ishte kryetari i PD-së, Sali Berisha ai që e njoftoi mbajtjen e kësaj proteste, ndërsa data u vendos pas konsultimit të tij me grupin parlamentar, ndërkohë që u përkrah dhe nga aleatët e tij.