Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike për të ecur drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Me thirrjet kundër Edi Ramës dhe i shoqëruar nga qytetarë të shumtë, Berisha ka marshuar drejt Bulevardit, teksa ndryshe nga herët e tjera mediat nuk do të lejohen të jenë pranë tij.
“Shqipërisë do ti dalim zot”, është edhe slogani i kësaj proteste që pritet të jetë masive, siç janë shprehur kreu i PD Sali Berisha dhe ai i PL Ilir Meta.
PD ka thënë më herët se kjo protestë është e kërkuar por edhe organizuar nga vetë qytetarët, të cilët dëshirojnë largimin e kryeministrit Rama, pas skandalit me ish agjentin e FBI Charles McGonigal.