Kandidati i PD-së, për bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ishte i pari që mori fjalën në protestës e sotme të opozitës para Kryeministrisë.
Gjatë fjalës së tij, Këlliçi ka sulmuar ashpër kryeministrin Edi Rama duke thënë se ai është strumbullari i të gjitha të këqijave që i kanë ndodhur vendit tonë.
“Rama ik, sa shumë jemi. Shqipëria sot është e derdhur e gjitha në shesh, sot i kemi zemrat plot, kemi miq nga e gjithë Shqipëria. Mirëserdhët dhe ju lumshin këmbët. Këtu është strumbullari i të gjithë të këqijave, të atyre që kanë marrë miliarda euro, fermerëve, kopshteve dhe çerdheve, para që u jepen agjenteve të huaj për të mos pasur opozitë. Paguajnë se kanë frikë nga opozita, kanë frikë nga 14 maji. Pse zhvillojnë takime sekrete. Janë të vetëdijshëm se këtë radhë kanë shkelur në kallo. Kush e ka parë kryeministrin? Ku është VIPI që dilte në televizor, ku është zari i tij. A e patë trafikun e Tiranës, kullat. A e shihni dot sahatin e Tiranës. Kaq vlejti identiteti i kryeqytetit, zari promovon kulturën me koncerte, ndërkohë që pak më tutje shembet radio tirana. Nuk do habitesha nëse ai do guxonte që ju dhe ne të na quante shpellarë.
Të rinj e të reja që vijnë këtu, i sjellin Tiranës para. Ky është kryeqyteti ku kryebashkiaku bën aktorin. Kjo është Tirana ku nuk të sheh syri një lule të mbjellë, aty ku dritat fiken natën e ndizen rrugës. Këtu zjarrëfikësja nuk futet dot brenda pallateve. Kam shumë për të thënë, nuk flas vetëm si Belind. Këto janë fjalë të inxhinerëve, arsimtarëve, të pensionistëve. Protesta do të jetë fillimisht për të larguar Veliajn e më pas Ramën. Na duhet ta heqim me 14 maj, me votë me votë me votë. Ta kthejmë Tiranën në kryeqytetin europian të protestave”, tha Këlliçi.