“Shqiptarët po largohen si sirianët”, Bumçi ‘kërcënon’ Ramën: Largohu ose do të përballesh me popullin!

Ish-deputeti demokrat, Aldo Bumçi nga podiumi i protestës përballë selisë së qeverisë i kërkoi kryeministrit Edi Rama që të largohet nga pushteti ndryshe do të përballet me zemërimin e popullit.

Gjatë fjalës së tij, Bumçi theksoi se shqiptarët sot janë bërë si sirianët që duhet të largohen nga vendi, teksa shtoi se kreu i qeverisë në këto vite arriti derisa në “vrasjen” e opozitës.

“Edi Rama e zhyti Shqipërinë në mjerim dhe pasiguri vendi me papunësinë më të madhe rinore me pensione dhe rrogat më të ulëta, taksat më të larta, çmimin më të lartë për naftë, Rama i detyroi shqiptarët të largohen si sirianët. Ky vend ka nevojë për shpresë dhe sot secili prej jush që ka dalë në shesh është shpresë për mijëra të tjerë, shpresa fillon sot në këtë shesh faslë jush qytetarëve të lirë që nuk u nënshtruat, nuk u shitën dhe nuk pranuat lavazhin e trurit të mediave të korruptuara.

Po zbatohet një projekt i turpshëm qeverisja e keqe është vetëm gjysma e së keqes Rama i tha shqiptarëve unë qeveris keq po unë ju shantazhoj. Rama arriti deri atyre sa të vritet opozitën në 2023 në një vend anëtare të NATO, të ketë një projekt për të vrarë opozitën ky është turpi i atyre që donin të vrisnin opozitën, po prej jush ka shpresë ju gjetën forcën dhe ja ku jemi të pamposhtur ne do të fitojmë prandaj Edi Rama largohu ke 1001 arsye për të dhënë dorëheqjen përndryshe do të përballesh me të vetme mënyrë për të të larguar, zemërimin nuk do të gjejë qetësi ne do të fitojmë“, tha Bumçi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *