Berisha mbyll protestën nga selia blu: Të vendosur për të vazhduar revolucionin

Protesta e zhvilluar ditën e sotme nga opozita, është përmbyllur në selinë e Partisë Demokratike, nga ku kreu i saj Sali Berisha ka njoftuar shprëndarjen e protestuesve. Ai u shpreh i gatshëm për të vijuar me ‘revolucionin për kauzën tonë të drejtë deri në përmbysjen e plotë të monizmit’.

“Shpërndahemi pasi i dhamë një mesazh të fuqishëm shprese, besimi, fitoreje shqiptarëve në Shqipëri dhe kudo ndodhen. Mesazh të fuqishëm dhe miqve tani kudo në botë se revolucioni jonë është një betejë jetike, mision i shenjtë për pluralizmin, se këtë mision s’ka forcë në botë t’i mposhtë.

Ndahemi të betuar, të vendosur më shumë se kurrë për të vazhduar revolucionin për kauzën tonë të drejtë deri në përmbysjen e plotë të monizmit.

I kërkoj policisë të lirojë menjëherë luftëtarët e lirisë, çdo cenim i tyre cilido që ta bëjë do të regjistrohet si armik. Ditën e hënë para parlamentit.Rroftë fitorja, rrofshi ju!”, tha Berisha.

Ai falenderoi qytetarët për pjesëmarrjen dhe u shpreh se parlamenti është i tyre.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *