Mazhoranca ka filluar sulmet dhe ironitë me opozitën për protestën e sotme.
Duke u kapur te foto satelitore, me anë të një postimi në rrjete sociale, Sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri ka ironizuar pjesëmarrjen në tubim.
“’Revolucioni’ Berisha-Meta siç nisi i dëshpëruar nga bulevardi, u shfry si tullumbace në oborrin e Partisë Socialiste”, shkruan Gjiknuri.
Si duket PS tani ka filluar të ‘tallet’, por mbetet të shihet se si do të shkojë gjyqi i McGonigal në SHBA. Nga ana tjetër vetë Damian Gjiknuri shfaqet në foto me zyrtarin e FBI.