Protesta e Opozitës, analisti: Përfaqësimi ishte i vogël, në shesh ishin…

Analisti Eduard Zaloshnja ka analizuar numrin e pjesëmarrësve në protestën e thirrur sot nga Berisha, ku në bazë të përllogaritjeve të bëra nga ai, përpara Kryeministrisë ishin 10 mijë protestues.

I ftuar në Abc.news, Zaloshnja tha se nga përllogaritjet e bëra vetëm 1.2 për qind e totalit të personave që votuan për partitë opozitare zgjedhjet e fundit, ishin pjesë e kësaj proteste dhe kjo sipas tij vjen si rezultat i ndarjes së opozitës.

“Çdo llogaritje në protestë duhet parë në këndvështrimin sa njerëz përfaqësojnë këta protestues. Sot maksimumi kanë qenë 10 mije protestues në shesh. Mënyra më e saktë mund të llogaritet me google earth. Me një foto nga sateliti ndahet çdo segment i bulevardit dhe marzhi i gabimit është shume pak. 1.2% e atyre qe votojnë ka qenë sot në protestë. Nëse nuk të vijnë votuesit e tu s’mund të presësh nga elektorati gri. Në kushte normale, mund të pritej të dilnin 80 mijë vetë. Faktikisht dolën 1.2 % e të gjithë atyre që kanë votuar për të gjitha partitë opozitare. Numrat nuk kanë vlerë nëse nuk i ve në kontekstin e çfarë përfaqësojnë ato vlera. Përfaqësimi ishte shumë i vogël.

Nga 15% që mendohej se do ishte maksimumi, sot ishin 1.2%. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, votuan 1 milion e 660 mijë shqiptarë. Diçka më pak se gjysma e tyre (rreth 800 mijë) votuan për partitë e ndryshme opozitare (PD, LSI, PDIU, PAA, PR, PBDNJ, PDK, BD, Vetëvendosje, etj.). Ne protestën e sotme, ku u paralajmërua se do të mblidheshin në bulevard deri në 100 mijë opozitarë (1/8 e atyre që votuan partitë e ndryshme opozitare), duket se janë mbledhur maksimumi vetëm 10 mijë opozitarë (1/80 e atyre që votuan partitë e ndryshme opozitare). Llogaritjet për pjesëmarrjen e sotme i kam bërë afërsisht me pamjet nga lart me dron (jo me Google Earth Pro), por marzhi gabimit në këto llogaritje nuk besoj se është më shumë se plus/minus 1 mijë,” tha Zaloshnja.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *