Covid-19/ Ja sa raste të reja u shënuan 24 orët e fundit në vend

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 24 orët e fundit janë kryer 332 testime, nga të cilët 9 qytetarë kanë rezultuar pozitivë: 6 në Tiranë, 2 në Durrës dhe 1 në Sarandë. Gjithsej në venin tonë mbeten 128 qytetarë aktivë me Covid-19.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 3 pacientë, teksa 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 2 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,597 që nga fillimi i epidemisë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *