Dy shqiptarë janë arrestuar në Sardenjë të Italisë, pasi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge.
Falë bashkëpunimit të autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane janë arrestuar në total 46 persona, ku dy prej tyre janë shqiptarët Laidon Ibrahimi dhe Myka Muhrem.
Po ashtu, nga megaoperacioni janë gjetur dhe sekuestruar pasuri me vlerë mbi 5 milionë euro, 129 kg marjuanë dhe 92 kg hashash.
Mediat vendase raportojnë se të dy shqiptarët ndodhen në burgun e Sassarit.