Shoqërimet në komisariate/ Baçi-policisë: Mos i provokoni protestuesit, i ndaluan pa shkak

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi shkoi në komisariatin nr. 2 në Tiranë pas shoqërimit të disa protestuesve nga ana e policisë me pretendimin se kanë hedhur shashka në pjesën e përparmë të kryeministrisë.

Në një prononcim për mediat, Baçi tha se shoqërimet në komisariate u bënë për të frikësuar qytetarët për protestat në vijim. Sipas tij, ndalimi i këtyre protestuesve u bë pa asnjë shkak, teksa paralajmëron se do i ndjekin të gjitha procedurat në mbështetje të tyre. Së fundmi, Baçi i bëri thirrje drejtuesve të policisë që të mos i provokojnë protestuesit pa asnjë shkak.

Baçi: Tek komisariati numër dy është shoqëruar Granit Alia, është shoqëruar pa pikë kuptimi. Nuk dhanë asnjë shpjegim për shoqërimin, thjesht janë parë duke hedhur shashka sipas policisë. Nuk po kryejnë asnjë procedurë këtu sepse thonë se do i shoqërojnë në komisariatin nr.1 Dihet që një protestë paqësore, mëse e monitoruar nga PD, sërish policia gjen shkaqe për të frikësuar qytetarët, se e dinë mirë se është protesta e parë hapëse. Do të ketë një valë protestash të pandalshme, dhe këtë e bëjnë si formë shantazhi ndaj qytetarëve duke i ndaluar edhe pa shkak fare për t’u dhënë një mesazh. Ne do vazhdojmë, do ndjekim procedurat bashkë me avokate, zonjën Kalaja. Shoqërimet e qytetarëve janë pa shkaqe. S’kanë bërë asnjë lloj shkelje. Edhe puna e shashkave rrezik i hedhin vetë dhe duan t’ja kalojnë qytetarëve.

Pyetje: A e arriti qëllimin protesta e sotme?

Baçi: Gjithmonë protestat e arrijnë qëllimin. Protesta është zëri i qytetarëve, pjesëmarrje e plotë masive. Ju kam bërë thirrje publike drejtuesve të policisë, nuk duhet të provokojnë protestuesit. T’i shohin protestuesit si bashkëqytetarë të tyret, që kanë dalë në shesh për të drejtën e tyre. Ju bëj thirrje që të mos provokojnë qytetarët, mos t’i shoqërojnë apo t’i ndalojnë pa kuptim dhe t’i zvarrisin sa në një komisariat në tjetrin. Protestat s’kanë skenar. Protesta tjetër do jetë të hënën tek Parlamenti.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *