Zgjedhjet për kryetarin e ri/ Mbërrijnë në selinë e PD-së materialet zgjedhore për qendrat e votimit

Kanë mbërritur sot në selinë e Partisë Demokratike materialet zgjedhore që do të përdoren në qendrat e votimit në të gjithë degët e PD në çdo zonë zgjedhore në Shqipëri.

Të dielën më 13 qershor pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të partisë, ku përballë Lulzim Bashës garojnë Agron Shehaj, Edith Harxhi dhe Fatbardh Kadilli.

Mesa duket, gjithçka është gati për zgjedhjet e 13 qershorit në PD, edhe pse akuzat kanë qenë të shumta nga kandidatët që janë përballë Bashës, pasi asnjë prej tyre nuk ka arritur të marrë listën e anëtarësisë.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *