Thellohet bilanci, rreth 28 mijë të vdekur nga tërmeti në Turqi dhe Siri

Bilanci i tërmetit tragjik të rënë në Turqi dhe Siri vijon të rritet. Numri total i viktimave ka shkuar në 28,170. Numri i të vdekurve në Turqi arriti në 24,617 persona mbrëmjen e sotme, sipas autoritetit të menaxhimit të fatkeqësive të vendit. Ndërsa numri i të vdekurve në Siri është 3,553.

Policia turke ka arrestuar 12 kontraktorë për ndërtesat e shembura në provincat juglindore të Gaziantep dhe Sanliurfa. Të paktën 6,000 ndërtesa u shembën duke shkaktuar zemërim për cilësinë e dobët të ndërtimit.

Pritet të ketë më shumë ndalime pasi prokurori publik në Dijarbakir, një nga 10 provincat juglindore të prekura nga tërmeti, lëshoi urdhër arresti për 29 persona të shtunën.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *