Trazirat në Turqinë jugore kanë ndërprerë përpjekjet e shpëtimit në disa vende pas tërmetit vdekjeprurës të së hënës, kanë thënë tre grupe shpëtimi.
Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti ka tejkaluar 28,000 dhe shpresa për gjetjen e shumë të mbijetuarve po zbehet pavarësisht disa shpëtimeve mrekulli.
Shpëtuesit gjermanë dhe ushtria austriake ndërprenë operacionet e kërkimit të shtunën, duke përmendur përleshjet midis grupeve të paidentifikuara.
Një zëdhënës i ushtrisë austriake njoftoi të shtunën se përleshjet midis grupeve të paidentifikuara në provincën Hatay kishin bërë që dhjetëra persona nga Njësia e Ndihmës ndaj Fatkeqësive të Forcave Austriake të kërkonin strehim në një kamp bazë me organizata të tjera ndërkombëtare.
“Ka një agresion në rritje midis fraksioneve në Turqi,” tha nënkoloneli Pierre Kugelweis në një deklaratë. “Shanset për të shpëtuar një jetë nuk kanë asnjë lidhje të arsyeshme me rrezikun e sigurisë.”
Disa orë pasi Austria ndërpreu përpjekjet e saj të shpëtimit, ministria e mbrojtjes e vendit u shpreh se ushtria turke kishte ndërhyrë për të ofruar mbrojtje, duke lejuar rifillimin e operacioneve të shpëtimit.
Dega gjermane e grupit të kërkimit dhe shpëtimit ISAR dhe Agjencia Federale e Gjermanisë për Ndihmën Teknike (TSW) gjithashtu pezulluan operacionet, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.