Turqi/ I riu shpëtohet pas 133 orësh nën rrënoja: Po luaja playstation kur ra tërmeti, mbijetova duke pirë…

Baris Kuzucuoglu i cili u nxor i gjallë nga rrënojat e ndërtesës pas 133 orësh tha se mbijetoi duke konsumuar një pije të gazuar.

Shtëpia e tij në lagjen Besni të Adiyaman ishte një ndër mijëra objekte që u shkatërruan në Turqi pas tërmetit të fuqishëm të së hënës.

Kuzucuoglu, i cili është në gjendje të mirë shëndetësore, tha se ishte duke luajtur PlayStation gjatë kohës kur ndodhi tërmeti.

Ai tha se kishte me vete 1 litër pije të gazuar dhe se kishte pirë për aq kohë sa ishte në rrënoja.

“Unë mbijetova duke pirë pije të gazuar”, tha ai.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *