Festivali i 73-të i Sanremos në Itali/ Triumfon Marco Mengoni: Fitoren ua dedikoj grave

Festivali Sanremo 2023 ka përfunduar dhe fituesi i edicionit të 73-të është Marco Mengoni. Ai mbizotëroi në votimin e fundit me pesë drejtime ndaj Lazza, Rain, Ultimo dhe Tananai.

Kjo është fitorja e dytë për Megonin, pas asaj të viti 2013 me L’essenziale. Emocionet pushtuan Mengonin, ku nuk munguan as lotët. Kantautori 34-vjeçar ia kushtoi çmimin të gjitha grave, kjo për shkak se asnjë këngëtare nuk u nonimua në pesëshen finale.

“Doja t’ia kushtoja fitoren të gjitha grave që morën pjesë në festival. Këto janë fjalët e para pasi Amadeus shpalli fitoren. “Kemi arritur në finale me pesë djem dhe ndaj mendoj se është e drejtë t’ia kushtojmë artistëve që kanë sjellë pjesë të mrekullueshme në këtë skenë”, shtoi ai me çmimin në dorë dhe ende me lot në sy nga emocioni.

Amadeus lexoi letrën e dërguar nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Ai falenderoi popullin italian duke thënë se është i sigurt se Ukraina do ta fitojë luftën. Në fund ai ftoi fituesit e Festivalit në Kiev.

Emocione dhe ovacione në sallë për performancat e Gino Paolit dhe Ornella Vanonit, duartrokitje për Depeche Mode, të ftuar ndërkombëtarë të mbrëmjes. Çmimi i kritikës Mia Martini iu dha Colapesce Dimartino për “Splash”.


Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *