Puthja mes Fedez dhe artistit italian u bë virale, ky ishte reagimi i Chiara Ferragni-t

E papritura ndodhi mbrëmjen e djeshme në Sanremo! Në mediat sociale po shpërndahet dhe po komentohet kudo puthja e famshme mes Fedez dhe Rosa Chemical. Ky i fundit gjatë performancës me këngën “Made in Italy” befas përfshiu edhe Fedez.

Fillimisht artisti u ul mbi Fedez duke imituar marrëdhëniet seksuale (nën vështrimin e nënës së Chiara Ferragni), më pas e tërhoqi me vete në skenë dhe në fund e puthi me pasion. Reperi u duk i befasuar por nga ana tjetër edhe sikur po e shijonte.

Kjo puthje erdhi pas performancës që dha Chemical në natën e katërt të Sanremos në emër të lirisë dhe erotizmit. Ai tregoi një lodër seksi dhe lëpiu çimimin e Rose Villain, me të cilën po bënte duetin.

Chiara Ferragni e hutuar, mbërriti për t’i sjellë lulet Rosa Chemical, së bashku me Amadeus-in, i cili komentoi duke buzëqeshur: “Unë jam pa fjalë”.

“Oh, e di, dashuria më ka pushtuar. Ky është Festivali i Dashurisë”, ka justifikuar Rosa Chemical puthjen.

Në rrjet kanë shpërthyer komentet dhe përdoruesit e mediave sociale janë të ndarë: Disa e mbështesin atë që ndodhi dhe “mesazhin” që jep, por pjesa më e madhe e kanë kritikuar, kryesisht Fedez, nisur nga fakti që të pranishme në skenë ishin gruaja e tij dhe mamaja e saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *