Kosovë/ Shkatërrohet laboratori i drogës, ministri Sveçla: Një nga pronarët sulmoi policët në veri të vendit

Autoritetet e Kosovës ka identifikuar dhe shkatërruar një laborator droge në Mitrovicën e Veriut.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një postim në Facebook.

Sipas tij, bashkëpronari i këtij laboratori është personi i cili e ka sulmuar Policinë e Kosovës në Urën e Bistricës në janar.

Ai tha se njëri nga të arrestuarit në këtë operacion është edhe vëllai i tij.

“Këto pra janë strukturat kriminale që po i mbrojnë zellshëm Vuçiç e Petkovic. Çdo tentativë e Serbisë që përmes bandave kriminale të destabilizojë Kosovën është e kotë dhe e dështuar”, shkroi Sveçla.

Ai tha se Qeveria mbetet “e përkushtuar maksimalisht që jo vetëm me institucionet e sigurisë por edhe me gjithë shoqërinë të luftojë çdo fenomen negativ dhe të forcojë shtetin e ligjin”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *