Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka zhvilluar ditën e sotme një takim në selinë blu me kryetarët e degëve të Tiranës dhe të deleguar ndër të tjerë, teksa ka deklaruar se “sekti i Rilindjes” është sekt kriminal.
Sakaq, ai deklaroi më tutje se ndërtesat e rindërtuara pas tërmetit nga kryeministri Rama janë “kotecë të vërtetë” pasi sipas tij vidhet minimumi 70% e fondeve për këto ndërtime.
“Shkoni te ndërtesat e këtij për tërmetin, kotecë të vërtetë. Po pse, 70% ai i vjedh. Keni ekspertë shkoni e mateni. Minimumi 70% i ka vjedhur. Shkoni në Vaqarr, në Prezë, kudo. Ai përdor mediat për të mbuluar vjedhjet e tij nga mëngjesi në darkë. Nuk e di se si ai shëtit mes nesh, është turp i madh. Taksa e arsimit, prisni kur të thotë taksa e arsimit apo e dijes. More hajdut ti nuk meriton të dalësh nga shtëpia në rrugë”, tha ai.