Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet pasi një burrë dyshohet se është vetëvrarë në banesën e tij.
Mësohet se 62-vjeçari me iniciale Xh. L. është vetëvrarë me armë gjahu brenda shtëpis së tij në rrugën Ali Shefqeti rreth orës 22:00.
Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 12.02.2023, rreth orës 22:00, në rrugën “Ali Shefqeti”, dyshohet se është vetëvrarë, me armë gjahu, në banesën e tij, shtetasi Xh. L., 62 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.